Site icon Telegrafi

Amber Heard rikthehet në rrjetet sociale për herë të parë pas vdekjes së nënës, ndërsa publikon një fotografi me nipin e saj

Amber Heard është rikthyer në rrjetet sociale për herë të parë që nga vdekja tragjike e nënës së saj të mërkurën pasdite, ndërsa mbeti në shtëpi me familjen e saj.

Aktorja, e cila konfirmoi vdekjen e nënës së saj të dielën, aktualisht është duke iu përmbajtur masave të distancimit social në luftën kundër COVID-19 duke qëndruar e izoluar.

Dhe ajo ka një shoqëri të mirë këtë periudhë pandemie, gjersa shfaqet duke u argëtuar me nipin e saj, Hunter.

Duke ndarë një moment në Instagram, aktorja 34-vjeçare shfaqet e lumtur përkrah nipit, teksa lexonte një skenar në shkallët e shtëpisë së saj.

Hunter, djali i motrës së saj të vogël, Whitney me Gavin Henriquez, tregon një stil flokësh të veçantë, i cili po qëndron pranë tezës së tij të famshme në një pelenë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amber Heard

Postimi vjen vetëm tre ditë pasi Amber zbuloi se nëna e saj, Paige Heard kishte vdekur.

Në ditën e vdekjes së të ëmës, Hunter ndau një sërë imazhesh duke e kujtuar atë përgjatë vitesh.

“Jam e thyer dhe e shkatërruar për humbjen e nënës time, Paige Heard. Ajo na la shumë herët. Edhe pse kohë shumë e dhimbshme, unë momentalisht jam duke kujtuar atë që mbijeton tek ne, dashurinë”, ka shkruar ndër tjerash Amber. /Telegrafi/

Exit mobile version