Telegrafi

Amber Heard në lidhje me pronarin e veturave Tesla

Amber Heard gjatë fillimit të këtij viti i ka dhënë fund martesës me aktorin Johnny Depp.

Tashmë bukuroshja ka nisur lidhjen e re, madje është duke menduar të martohet me miliarderin Elon Musk.

Ylli 30-vjeçar është po mendon të krijojë familje me pronarin e kompanisë së veturave Tesla, ka njoftuar babai aktores.

“Ata janë seriozë në lidhje. Amberit do t’i pëlqente të martohet”, ka thënë David, babai i Heardit.

“Ata duan që të rehatohen dhe të kenë familje. Po bëjnë plane për këtë”, shtoi ai. /Telegrafi/