Telegrafi

Amber Heard flitet të jetë larguar nga “Aquaman 2”, pasi peticioni për të arriti 1.8 milion nënshkrues

Amber Heard Foto: Mirror

Aktorja e njohur, Amber Heard, si duhet është larguar nga roli kryesor në filmin “Aquaman 2”.

Një vendim I tillë flitet të jetë marrë, pasi në peticionin për ta larguar atë janë grumbulluar gjithsej 1.8 milion ndjekës, shkruan Mirror.

Pasi ajo nuk do të jetë pjesëmarrëse, aludime të shumta kanë ardhur se zëvendësim për të do të jetë Emilia Clarke.

Një burim për Sausage Roll ka thënë: “Amber Heard nuk e ka kaluar ekzaminim fizik”.

Ata shtuan: “Ekziston një kërkesë në kontratën e cila thotë se asaj i kërkohet të jetë në formë të mire”.

Vlen të përmendet se Amber pati rolin kryesor në sezonin e parë të filmit, ku u portretizua si Mera, gruaja e superheroit.

Sidoqoftë kësaj, që nga muaji dhjetor është përfolur se bukuroshja bionde do të zëvendësohet nga Clarke. /Telegrafi/