Amber Gill i ka dhënë një puthje të dashurës së saj, Jen Beattie, ndërsa skuadra e futbollistes fitoi trofeun e tyre të parë në katër vjet në Selhurst Park të dielën.
Ish-ylli i “Love Island”, 25-vjeçe, u pa duke mbërthyer krahët rreth mbrojtëses së Arsenalit, 31-vjeçe pasi skuadra e saj fitoi ‘FA Women’s League Cup’.
Jen vrapoi drejt tribunës pas fitores së saj ku përshëndeti Amberin, gjersa po festonin bashkë duke brohoritur.
“Ishte bukur të shihej Amber dhe Jen kaq të dashuruara dhe të lumtura”, tha një burim për The Sun.
Është hera e parë që ata kanë postuar një foto së bashku në rrjetet sociale duke qenë se e kanë mbajtur lidhjen e tyre mjaft private deri më tani.
Vajzat ndezën thashethemet për një lidhje në fund të vitit 2022, me një mori gjërash që hodhën në rrjete sociale.
Muajin e kaluar, ato dukej se e kishin zyrtarizuar romancën në Instagram teksa po shijonin një takim të ëmbël për Shën Valentin.
Amber nga ana tjetër vitin e kaluar ishte në lidhje me yllin anglez, Jack Grealish.
Sidoqoftë, ajo është shprehur hapur se është biseksuale. /Telegrafi/