Amber Rose është duke menduar që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për zvogëlimin e gjoksit.
Modelja e njohur e konsideron të tepërt madhësinë e gjinjve të saj, të cilët i shkaktojnë edhe dhimbje shpine.
Njëherësh, 33-vjeçarja e ka bërë të qartë se nuk i ka zmadhuar asnjëherë gjinjtë.
“Jam duke menduar që ta zvogëloj gjoksin këtë vit. Gjinjtë e mi janë shumë të rëndë, më dhemb shpina dhe nuk mund të vesh bluza të komode të shkurtra pa jelekë si të gjyshes”.
“A ka femra që janë më të lumtura pasi e kanë reduktuar gjoksin, përkundër se kanë shenja?”.
“Dhe që ta dini, nuk kam implante, prandaj mund t’i presin rreth thimthave… Më tregoni për përvojat tuaja”, ka shkruar Amber në Instagram. /Telegrafi/