Site icon Telegrafi

Ambasadorja kroate përgëzon për të arriturat në komunën e Gjakovës

 

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot në një takim njohës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq.

Sipas një njoftimi, thuhet se në takim është biseduar për zhvillimet në komunën e Gjakovës, që nga periudha e paraluftës e deri me sot. Kryetarja Kusari – Lila e ka njoftuar ambasadoren Kapitanoviq edhe dhe për angazhimin e qeverisjes lokale për përmisimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë. Kusari – Lila e ka njoftuar ambasadoren për të gjitha sukseset, sfidat por edhe problemet me të cilat po ballafaqohet komuna e Gjakovës.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kapitanoviq, ka shprehur entuziazmin e saj për të gjitha zhvillimet pozitive në komunën e Gjakovës, ndërsa ka përmendur kthimin e komunës së Gjakovës në një komunë transparente para qytetarëve dhe në një komunë pa korrupsion e pa krim të organizuar, komunë shembull edhe për komunat tjera. Kapitanoviq dhe Kusari – Lila gjithashtu janë akorduar që ditët në vazhdim të shikojnë mundësi për bashkëpunime konkrete në mes të komunës së Gjakovës dhe komunave apo bashkive të ndryshme në shtetin kroat.

Exit mobile version