Me urdhër të ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetllan Stoev, sot është thirrur për bisedë ambasadorja e Republikës së Koracisë në Sofje, Jasna Ognjanovac.
Siç raportojnë nga MIA, ajo është pranaur në takim me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Evropiane, Rumen Aleksandrov, ndërsa arsyeja për bisedën është deklarata e presidentit kroat, Zoran Milanoviq pas Samitit në Slloveni dhe Kroaci me vendet nga Ballkani Perëndimor, mbajtur më 17 maj 2021, nga ku sulmoi politikën bullgare ndaj eurointegrimit të Maqedonisë.
Para ambasadores Ognjanovac, drejtori i përgjithshëm e përshkroi deklaratën e presidentit kroat Milanoviq si të papranueshme dhe dëshpëruese duke pasur parasysh dialogun e shkëlyqer bilateral mes Sofjes dhe Zagrebit për tema evropiane.
Si përgjigje ndaj kërkesës për sqarim të deklaratës së presidentit Milanoviq, ambasadorja kroate u obligua që të përcjell në Zagreb qëndrimin e Bullgarisë./Telegrafi/