Telegrafi

Ambasadorja kroate Barishiq, takon krerët e Lëvizjes Besa

Përmes një njoftimi dërguar Telegrafit Maqedoni, bëhet e ditur se Lëvizja BESA në përbërje të kryetarit Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral Afrim Gashi, dhe drejtorit të Departamentit të Punëve të Jashtme Kastriot Rexhepi, kanë realizuar një takim me ambasadoren e Kroacisë, Shkëlqesinë e saj, z. Danijela Barishiq.

Në këtë njoftim, mes tjerash thuhet: „Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me çka përfaqësuesit e BESËS e kanë njoftuar ambasadoren kroate me platformën “Ridefinimi”, si dhe mundësitë e kyçjes së Lëvizjes BESA në procesin e gjetjes së zgjidhjes për daljen nga kriza e thellë politike.

Gjithashtu është biseduar edhe për protestat masovike të 9 majit. Takimet e këtilla me faktorin ndërkombëtar kohëve të fundit janë duke u realizuar intensivisht me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA.“/Telegrafi/