Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa njofton se kryetari i saj, Bilall Kasami, së bashku me deputetin, Fadil Zendeli dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, u takuan me Ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç.
Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtmin e bashkëpunimeve me parti të përfarëta programore në Kroaci.
Kasami e njoftoi ambasadoren Barishiq për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë, siç thonë, konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/