Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të intensifikojë përpjekjet për t’u luftuar korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar.
Kim në një postim në Twitter shkruan se SHBA duan ta shohin mikun e tyre, Shqipërinë më të fortë dhe më të pasur.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mikun tonë dhe aleatin tonë të NATO-s – të bëhet më e fortë dhe më e pasur”, shkruan Kim. /Telegrafi/
1/2 “The United States continues to intensify our efforts to tackle corruption and hold corrupt actors accountable. Why? Because we want to see Albania – our friend and NATO Ally – grow stronger and richer. pic.twitter.com/PYBspLwaxw
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2022