Ambasadorja gjermane në Shqipëri Susanne Schutz i ka bërë thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje dhe të marrë vendime për reformat.
“Rregullat i përcakton Kushtetuta dhe ajo duhet respektuar”, tha Schutz nga Vlora. “Subjektet politike vendosin vetëm mbi bazën e Kushtetutës”, shtoi Schutz. /Telegrafi/