Telegrafi

Ambasadorja gjermane: Reforma duhet të zbatohet, jo të mbetet në letër

Political Breakfast with Ekaterine Tkeshelashvili, Vice Prime Minister State Minister for Reintegration, Georgia. Körber Stiftung Berlin, 08.06.2011. Foto: Marc Darchinger www.darchinger.com

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz e konsideron shumë pozitive miratimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të saj.

Në një prononcim për mediat, ambasadorja Schütz theksoi se shpreson që reforma të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet.

Sipas saj, zbatimi i reformës është hapi më i rëndësishëm sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

“Vlerësojmë faktin që reforma në drejtësi ka kaluar. Është një hap me rëndësi që ka bërë Shqipëria në drejtim të integrimit evropian. Shpresoj që reforma të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet. Zbatimi i saj është hapi më i rëndësishëm sa i përket integrimit në BE”, deklaroi ambasadorja Susanne Schütz.