Telegrafi

Ambasadorja gjermane në Shkup: Nuk është e sigurtë nëse do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor

Në debatin e organizuar nga OJQ Civil – Qendra për liri, ambasadorja gjermane, Christine Althauser, ka deklaruar se nuk është e sigurtë nëse zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, zgjedhjet nuk tregojnë fundin e një procesi, por janë një nga shumë hapat që vendi duhet t’i ndërmerr për ta kthyer perspektivën euroatlantike. Althause shton se marrëveshja e Përzhinos është gjallë dhe se qeveria që do të del pas zgjedhjeve duhet të jetë e përgjegjshme karshi politikës euroatlantike mbi bazë të obligimeve të kësaj marrëveshje.

Ambasadorja gjermane ka theksuar se lista zgjedhore duhet të pastrohet dhe se mediumet duhet të jenë të balansuara, duke mos lënë anash ndarjen e shtetit nga partia./Telegrafi/