Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Arbër Ademi sot ka pritur në takim pune, ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Shkup, Christine Althauser, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u diskutua për krizën politike në vend, ku u theksua se të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes politike duhet të plotësojnë detyrimet e tyre për tejkalimin e krizës së tanishme politike.
Duke shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme gjermane, Ademi deklaroi se edhe përkundër gjendjes së tanishme, Maqedonia vazhdon të mbetet e orientuar kah qëllimi i saj strategjik, integrimi euro-atlantik./Telegrafi/