Ambasadorja franceze në Bullgari, Florens Robin tha se Franca nuk po bën presion Bullgarisë për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut, por se roli i tyre është lehtësojnë dialogun, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk kemi qëllim që të ndërhyjmë në bisedimet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nuk po bëjmë presion. Roli ynë është që të lehtësojmë dialogun. Të lehtësohen diskutimet, të propozohen zgjidhje të cilat, sipas mundësive, do të kënaq të dyja palët”, tha ambasadorja franceze në Sofje, Florens Robin.
Ambasadorja nuk mohoi se për Francën, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e familjes evropiane dhe zyrtarisht duhet të bëhen pjesë e saj.
Megjithatë, shtoi ajo, kur janë në pyetje marrëdhëniet në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ato janë mjaft të ndjeshme./Telegrafi/