Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, ambasadorja franceze Laurence Auer ka thënë se Prokuroria Speciale Publike (PSP) është institucion i themeluar me ligj, prandaj duhet të punojë e pavarur nga trysnitë në kuadër të sistemit gjyqësor, transmeton Telegrafi.
Ambasadorja Auer thotë se kanë kaluar tetë muaj aktivitete të pareshtura për Marrëveshjen e Përzhinos dhe se nuk ka alternativë tjetër, duke shtuar se puna rreth listës zgjedhore është me rëndësi thelbësore dhe se KSHZ-ja është duke bërë punë të shkëlqyer.
Në lidhje me krizën e refugjatëve, ambasadorja franceze thotë se në kufirim maqedono – grek ekziston një qëllim i posaçëm – të bëhet identifikimi i qindpërqindtë, verifikimi dhe regjistrimi i personave, pastaj përballja me tregtinë jolegale, ndërkaq zgjidhja për krizën duhet të jetë evropiane, të mbrohet sistemi i Schengen-it dhe kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian./Telegrafi/