Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit për projektet e Komunës së Vushtrrisë.
Me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Stjernvall kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se kanë biseduar për mundësinë e binjakëzimit të Vushtrrisë me një qytet në Finlandë, pastaj rritjen e kontributit për Vushtrrinë, të diasporës vushtrriase që jeton në Finlandë.
Gjithashtu në këtë takim, kryetari Tahiri bënë të ditur se me ambasadoren Stjernvall kanë biseduar po ashtu lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve që merren me përpunimin e drurit, me të cilin Vushtrria është e njohur në Kosovë si dhe kanë biseduar për projektin e Komunës së Vushtrrisë për Qendrën e inovacionit.
Ndërsa ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall ka shprehur interesimin për projektet e Vushtrrisë dhe për mundësitë që Finlanda të mbështesë Komunën e Vushtrrisë. /Telegrafi/