Telegrafi

Ambasadorja finlandeze: Numri i të infektuarve me coronavirus po rritet, duket se në Prishtinë askujt nuk po i intereson

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka thënë se numri i të infektuarve me coronavirus po rritet shpejt, ndërkohë që sipas saj, nga ajo çfarë ka parë në Prishtinë duket se askush nuk po kujdeset për këtë.

Ajo i ka bërë thirrjeve qytetarëve që të kenë kujdes.

“Dje eca në qytetin e Prishtinës dhe ishte vërtet një qytet festiv. Numri i të infektuarve me coronavirus po rriten shpejt dhe dukej se askush nuk po kujdesej! Jini të kujdesshëm, ju lutem, nëse jo për ju, por për prindërit, gjyshërit e të sëmurët etj…”, shkruan Stjernvall në Twitter. /Telegrafi/