Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka thënë se numri i të infektuarve me coronavirus po rritet shpejt, ndërkohë që sipas saj, nga ajo çfarë ka parë në Prishtinë duket se askush nuk po kujdeset për këtë.
Ajo i ka bërë thirrjeve qytetarëve që të kenë kujdes.
“Dje eca në qytetin e Prishtinës dhe ishte vërtet një qytet festiv. Numri i të infektuarve me coronavirus po rriten shpejt dhe dukej se askush nuk po kujdesej! Jini të kujdesshëm, ju lutem, nëse jo për ju, por për prindërit, gjyshërit e të sëmurët etj…”, shkruan Stjernvall në Twitter. /Telegrafi/
Yesterday I passed by #Pristina city and it was really a party town. #corona numbers are growing fast and no one seemed to be caring! Be careful, please, if not for you, but for you parents, grand parents, sick relatives etc. Thank you and respect for the first responders!!!
— Pia Stjernvall (@StjernvallPia) July 5, 2020