Të gjitha vendet e botës janë duke luftuar kundër pandemisë së coronavirusit, e cila deri më tash u ka marrë jetën mijëra personave.
Me të njëjtën gjë është duke u përballur Kosova, ku po kërkohet unitet nga akterët politik në këtë periudhë, duke pasur parasysh se tashmë koalicioni qeverisës është përçarë madje pritet edhe rrëzimi i qeverisë përmes mocionit që ka iniciuar LDK.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka kërkuar unitet nga politikanët për të luftuar coronavirusin e jo njëri-tjetrin.
“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit por kundër virusit COVID-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar , Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Faleminderit Kombeve të Bashkuara për një thirrje kaq të mirë”, ka shkruar ambasadorja finlandeze në Twitter. /Telegrafi/
No more fight against each other but against this #COVIDー19 virus! We need united world, united #Finland and United #Kosovo. Thanks #UN for a great call! https://t.co/PIvzh9f0pI
— Pia Stjernvall (@StjernvallPia) March 24, 2020