Site icon Telegrafi

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën takoi sheikun e Emirateve Arabe

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, e cila po qëndron në Dubai ka realizuar një takim me Sheikh Obaid Al Maktoum,  të birin e Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Në këtë takim ambasadorja Shala e ka njoftuar sheikun Al Maktoum gjerësisht me misionin e saj dhe situatën aktuale në Kosovë. Ajo gjithashtu ka folur për çështjet sociale dhe progresin që ka shënuar Kosova në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit është biseduar për mundësinë e investimeve në Kosovë, në sektorin e rinisë dhe lidhjen e bashkëpunimit me organizata të ndryshme sociale humanitare, me theks të veçantë për të ndihmuar kategoritë e margjinalizuara.

Sheiku Al Maktoum e ka siguruar ambasadoren Shala për mbështetjen e plotë të rinisë kosovare, duke potencuar se së shpejti do ta vizitojë Kosovën për të nisur planet konkrete të vendosura në agjendën e tij.

Pas takimit, Shala ka vazhduar agjenden duke qene paneliste ne konferencën e 4të të Sheikh Zayed për paqe dhe tolerancë ku ka folur për rëndësinë e ndërtimit të paqes mes njerëzve kudo me botë. /Telegrafi/

Exit mobile version