Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, është nënshkruar e para në Librin e Zisë, i cili u hap sot nga Qeveria e Kosovës, në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.
Libri i Zisë gjatë dy ditëve do të jetë i hapur prej orës 9:00 deri në orën 12:00
Bajram Rexhepi ka vdekur të hënën e kaluar (21 gusht) në një spital të Turqisë, pasi që në prillin e kaluar kishte pësuar sulm në tru.
Kiliç, pasi është nënshkruar në librin e zisë për ish kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, tha se Kosova ka humbur një njeri të rëndësishëm si dhe një mik të Turqisë.
Ajo përmendi faktin që kryeministri i parë i Kosovës ka ndërruar jetë në Turqi.
“Unë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit si dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha Kilic./KP/Telegrafi/