Site icon Telegrafi

Ambasadorja e Suedisë: Mbrojtja e pyjeve të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Ministria e Bujqësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara kanë mbajtur një diskutim mbi rishikimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë, ku theksua se në vend është degraduar ky sektor.

Shkatërrimi i pyjeve po ndikon në cilësinë e ajrit, zhvillim ekonomik dhe uljeve e vendeve të punës. Për këtë po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbrojtjen e pyjeve në Kosovë ta ketë në agjendën e prioriteteve.

Ministri u Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi se gjatë vitit do të miratohet ligji për pyjet.

Ai shtoi se pyjet e Kosovës paraqesin interes strategjik dhe si e tillë duhet të trajtohet.

“Ndikon në krijimin e vendeve të punës, sigurimin e masës drunore dhe sigurimin e lëndës së drurit. Ne si qeveri kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm që korniza ligjore e këtij sektori të jetë ndër prioritet tona. Këtë vit planifikojmë të aprovojmë ligjin për pyjet. Ky ligj definon qartë obligimet për ruajtjen e pyjeve, rrit llogaridhënien për pyjet publike dhe private”, ka theksuar ai.

Ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny theksoi se Kosova po përballet me sfida të mëdha të degradimit të ambientit, ajrit, ujit që vijnë si pasojë e shpyllëzimet. Për këtë, ajo tha se kjo duhet të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson shtoi se pylltaria nuk është vetëm një sektor, por ajri i gjelbër për vendin.

“Kosova ka një resurs të madh në këtë fushë. Vlera e pyjeve nuk mund të nënçmohet, kështu që përpjekjet për të avancuar stërgjinë dhe për të bërë në mënyrë më sektoriale dhe dimensionale. Ne e mirëpresim kontributin që të sigurohet se Kosova do të lëviz për debatin për ndryshimin klimatik. Ne shqetësohemi kur shohim deponi ilegale”, ka theksuar ajo.

Më tej, ajo ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që mjedisin dhe resurseve të vendos lartë në agjendë. /Telegrafi/

Exit mobile version