Site icon Telegrafi

Ambasadorja e Sllovenisë vlerëson kauzën e promovimit të leximit nga Libraria Dukagjini

Libraria Dukagjini të enjten ka pasur të ftuar në takimin e dytë “Let’s meet our ambassors through books”, ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Minca Benedejçiq.

Ambasadorja kishte pritur me shumë kënaqësi ftesën dhe ka vlerësuar kauzën e Shtëpisë Botuese dhe Librarisë Dukagjini për promovimin e librit dhe leximit.

“Dje, u mbajt takimi i dytë “Let’s meet our ambassors through books”, ku e ftuar ishte Shkëlqesia e saj, Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, znj. Minca Benedejčič. Ambasadorja tregoi se e priti ftesën me kënaqësinë më të madhe dhe se vlerëson shumë kauzën e Shtëpisë Botuese dhe Librarisë Dukagjini për promovimin e librit dhe leximit. Ajo kishte përzgjedhur “Esetë” e Michel de Montaigne, si kontribut në formën e të shkruarit dhe skepticzimit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, një nga autorët që më së shumti kishte ndikuar në formimin e Ambasadores ishte edhe Miguel de Cervantes.

“Ndonëse ajo kishte studiuar “Novelas Ejemplares”, meqë studimet e saj lidhen me letërsinë spanjolle dhe franceze, për ne, zgjodhi që të fliste për kryeveprën “Don Kishoti”. Libri i tretë i përzgjedhur nga Ambasadorja ishte “Kandidi ose Optimizmi” nga Voltaire, që ka gëzuar edhe sukses të madh, por edhe skandal njëkohësisht, për shkak të përmbajtjes”, thuhet në njoftim.

Ambasadorja foli për rëndësinë e këtij libri në letërsi dhe influencën që ka pasur.

“Në fund, Ambasadores iu shtruan pyetje edhe nga audienca, në lidhje me librat dhe leximin, duke dhënë mesazhin se leximi dhe librat kanë rëndësi tejet të madhe dhe promovimi i tyre është shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version