Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara për Drejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Në një bisedë me gazetarët, Van Schaack tha se këto gjykime janë thelbësore për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe një sistemi të pavarur gjyqësor në Kosovë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdojmë mbështetjen për këtë institucion, i cili jo vetëm që gjykon krimet e luftës në Kosovë, por gjithashtu ndihmon në vendosjen e shtetit të së drejtës,” tha ajo.
Ambasadorja theksoi gjithashtu rëndësinë e rasteve që përfshijnë përpjekje për të minuar administrimin e drejtësisë, përfshirë rastet e ngatërrimeve me dëshmitarë apo frikësimin e tyre.
Van Schaack rikujtoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetëse të DhSK-së, të cilën ajo e përshkroi si një gjykatë kosovare e cila funksionon jashtë vendit, në Hagë, duke përfituar nga ekspertiza ndërkombëtare.
“Ne kemi dërguar kryeprokuroren Kim West për të mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës,” përfundoi Ambasadorja Van Schaack./Telegrafi/