Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Shqipëri Yuri Kim ka njoftuar se për 48 orët e fundit ka takuar tre figurat më të rëndësishme politike në vend.
Kim përmes një statusi në Twitter ka shkruar se ka takuar Bashën, Ramën dhe Metën, ndërsa mesazhi i saj është që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në paqe.
“Takova kryetarin e PD-së Lulzim Basha sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministritn Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti ose kandidat. Por ne mbështesim absolutisht të drejtën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për të votuar lirshëm dhe në paqe”, ka shkruar Kim.
Ndryshe, të premten presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim janë përfshirë në një debat në distancë mes tyre. /Telegrafi/
I met DP Chair @lulzimbasha_al today, same as I have met Pres @ilirmetazyrtar & PM @ediramaal in last 48 hrs. We reiterate ?? does not support any party or candidate. But we absolutely support the right of all ?? citizens to vote freely & in peace. pic.twitter.com/G9egTcrMNn
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 24, 2021