Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas lajmit për vdekjen e mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Bob Dole.
“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar i fuqishëm për kauzën e lirisë. Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U preftë në paqe”, shkruan diplomatja amerikane në Facebook.
Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.