Ambasadorja e Maqedonisë në Serbi, Vera Lovanovska Tipko, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka dhënë deklarat për ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë lidhur me agjentin e BIA, Goran Zhivaljeviq, si dhe për përgjimet mes deputetit Stoilkoviq me gazetarin serb Llazanki, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadorja Tipko, ka shpjeguar se Qeveria e Maqedonisë nuk ka informacione për praninë e shërbimeve të huaja në Parlament, natën në të cilën u sulmuan deputetët.
Ajo gjithashtu nuk kishte shpjegime për transkriptat e bisedimeve mes kryetarit të Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, me gazetarin serb, kanë arritur tek mediat.
Ambasadorja e Maqedonisë është thirrur në bisedë urgjente në MPJ-në e Serbisë, për të shpjeguar rastin e agjentit serb Goran Zhivaljeviq.
Daçiq gjatë ditës së djeshme tha se në Parlamentin e Maqedonisë nuk ka qenë i pranishëm vetëm agjenti serb, por ka pasur edhe amerikan dhe gjerman./Telegrafi/