Telegrafi

Ambasadorja e Finlandës përgëzon studentët e Kosovës

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamäki bëri hapjen e ceremonisë së programit HAMK & ECK Summer School 2017!

Një nga ngjarjet mjaft të rëndësishme në fushën e edukimit Summer School 2017 është zhvilluar dje në ambientet e European College of Kosovo në bashkëpunim me një nga universitetet më prestigjioze dhe i njohur globalisht për sistemin e lartë edukativ-arsimor, HAMK University i Finlandës.

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamäki, ishte e pranishme për të bërë zyrtarisht hapjen e këtij programi dhe gjatë fjalimit theksoi rëndësinë që ka ky program për edukimin e të rinjve.

Sipas saj, çdo ditë shteti i Finlandës mahnitet me marrëveshjet që krijohen me Kosovën në fushën e edukimit dhe se sa e rëndësishme është për të dy vendet të kenë studentë të interesuar për shkollim të lartë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ketë zhvillim të një vendi.

Gjithashtu gjatë fjalimit ajo nuk hezitoi të përdorte edhe fjalë të gjuhës shqipe gjë cila u prit me mjaft pozitivitet nga të pranishmit.

Finlanda dhe Kosova kanë gjetur rrugën më të mirë të bashkëpunimit duke marrë parasysh rëndësinë e edukimit dhe trajnimit të studentëve të rinj nga vendi ynë duke ju ofruar një mundësi të shkëlqyer të mësojnë nga personalitete të shquara të edukimit në nivel ndërkombëtar.

European College of Kosovo është rezultat i bashkimit të një stafi vendor dhe ndërkombëtar me qëllimin e vetëm “Krijimin e vlerave të reja europiane, për një të ardhme më të begatë“.

Programet akademike sipas standardeve evropiane, stafi akademik jo vetëm nacional por edhe ndërkombëtar, partneriteti me shumë universitete nga Evropa, mundësia e transferimit të studentëve në universitete evropiane, si dhe përkrahja e studentëve me bursa studimesh, janë vlerat themelore që Kolegjit Europian të Kosovës i japin vlera të veçantë dhe përbëjnë çështje prioritare për studime.

Bashkëpunime të tilla përveç që sjellin risi në vendin tonë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ngritjen e nivelit edukativ të të rinjve tanë dhe mundësi e përkryer për të mësuar teori dhe praktikë nga profesorë vendorë dhe profesorë nga Finlanda, një ndër shtetet me sistemin më të mirë arsimor në botë.

Gjatë këtij trajnimi gjithashtu u bë një vizitë studimore në kompaninë Gjirafa.com dhe mysafirë folës ishte edhe ekipi i shitjes së Telegrafit ku prezantoi platformën e shitjes dhe marketingut.