Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes, e ka komentuar procesin zgjedhor në vend, ku qytetarët votojnë për përbërjen e re kuvendare të Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet cicërimës në rrjetin social Twitter, ambasadorja Brynes është shprehur e kënaqur me votimin e qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ajo ka bërë të ditur se do t’i vëzhgojë zgjedhjet së bashku me një ekip të ambasadës dhe OSBE-së.
“Jam e kënaqur të shoh qytetarët e këtij vendi të marrin pjesë në procesin demokratik. Ekipe nga Ambasada amerikane së bashku me OSBE-nëë, shoqërinë civile dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë do t’i vëzhgojnë zgjedhjet dhe unë do të jem aty përkrah tyre”, shprehet ambasadorja Byrkes./Telegrafi/
I am pleased to see citizens of this country take part in the democratic process. Teams from @USEmbassySkopje are joining the #OSCE, civil society, and other international observers to observe elections, and I will be there alongside them.
— Ambassador Kate Byrnes (@USAmbNMacedonia) July 15, 2020