Telegrafi

Ambasadorja Byrnes përshëndet miratimin e ligjeve gjatë këtyre viteve, përmend edhe Ligjin për zbatimin e gjuhëve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes, thotë se “me përfundimin e përbërje së nëntë kuvendare duhet të përmend përparimin e rëndësishëm gjatë këtyre tre viteve të fundit”.

“Këtu përfshihet ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjës me Bullgarinë si dhe miratimi i Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Shtetërore dhe Agjenicinë Tekniko-operative, Ligji i gjuhëve, amendamentet për Mbrojtje, Ligji për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi dhe Ligji për Prokurori Publike”, thotë Kate Marie Byrnes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, me këto arritje dëshmojnë angazhimin e Maqedonisë së Veriut për një agjendë për të mirën e qytetarëve të saj dhe për të siguruar të ardhmen e saj transatlantike./Telegrafi/