Site icon Telegrafi

Ambasadorja boshnjake në Shkup viziton Prilepin

Ambasadorja boshnjake në Shkup, Lepa Babiq, e shoqëruar nga përfaqësues komunal të Bjelinës, Nevesinjës, Kotorit, Varoshit dhe Banja Llukës, e vizituan sot vetëqeverisjen lokale në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor i vizitës, sipas kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski, është zbatimi o përvojës pozitive në Prilep për shfrytëzimin e mjeteve financiare të BE-së.

Në takime është ra në ujdi për bashkëpunim në të ardhmen në sektorin e afarizmit, por edhe për bashkëpunim në më shumë sfera të jetës shoqërore./Telegrafi/

Exit mobile version