Site icon Telegrafi

Ambasadorja amerikane në Shqipëri përshëndet vendimin e Metës: Hap i madh përpara për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur dekretin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për emërimin e anëtarit të 6-të në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar një hap të madh përpara për Shqipërinë duke shënuar plotësimin e një prej dy kushteve kryesore për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

“Lajm i madh: Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Pasi Kalo të betohet nëse, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do të mbyllë 2020 me Gjykatë Kushtetuese funksionale duke i dhënë fund 3 vite pa të. Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë merita të mëdha”, shprehet znj. Kim.

Exit mobile version