Telegrafi

Ambasadorja amerikane në OKB: Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara

Ambasadorja e porsa emëruar amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë duke debatuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë me iniciativë të Ukrainës.

Ambasadorja amerikane Nikki Haley ka thënë se Kosova duhet të bëhet pjesë e OKB-së.

“Duhet të njihet progresi i Kosovës. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së dhe anëtare e barabartë e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.