Telegrafi

Ambasadorja amerikane në OKB: E përkrahim anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë

In this Monday, Dec. 18, 2017 photo, U.S. Ambassador to the United Nations Nikki Haley, right, votes against a resolution concerning Jerusalem's status at U.N. headquarters. The United States on Monday vetoed a resolution supported by the 14 other U.N. Security Council members that would have required President Donald Trump to rescind his declaration of Jerusalem as the capital of Israel, a vote that showed the depth of global opposition to the U.S. move. (Eskinder Debebe/United Nations via AP)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Ajo gjatë fjalimit të saj, ka thënë se Kosova ka përparuar mjaftë që nga periudha e pavarësisë së saj, dhe se sipas ambasadores Nikki Haley, SHBA-të janë të gatshme që ta ndihmojnë edhe më tutje Kosovën.

Ambasadorja Nikki Haley, i bëri thirrje Serbisë që të përafroj marrëdhëniet e saj me Kosovën.

Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, ku në fjalimin e saj në KS të OKB-së, tha se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën në anëtarësimin e të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë këtu edhe OKB-në, përcjell Zeri.

“ Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Haley.