Site icon Telegrafi

Ambasadorja amerikane në NATO poston foton e mrekullueshme mbi tokën shqiptare

Se Shqipëria ka vende shumë të bukura po dëshmohet çdo ditë edhe nga personalitete të ndryshme botërore.

Kështu sot, ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka postuar në llogarinë e saj në Twitter një fotografi të bërë mbi tokën e Shqipërisë.

Fotografia shfaq disa ushtarë amerikanë derisa po bënin manovra në kuadër të operacioneve të NATO-s.

“Javën e kaluar regjimenti i 352-të për operacione speciale ka qenë duke mbajtur misione të rëndësishme trajnimi në qiejt e aleatit të NATO-s, Shqipërisë. Forcat tona ushtarake trajnohen krah për krah me aleatët në për të mprehur ndërveprimin dhe të mbetemi gjithnjë të gatshëm për të parandaluar e për t’u mbrojtur”, ka shkruar Kay Bailey Hutchison në Twitter./Telegrafi/

Exit mobile version