Site icon Telegrafi

Ambasadori italian në Kosovë: Certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se Italia së bashku me Bashkimin Evropian pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme.

Orlando përmes një postimi në Twitter ka shkruar se, certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje, transmeton Telegrafi.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka thënë ambasadori italian.

Zgjedhjet e parakokshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse në garë për kryeministër janë tre kandidatë, Albin Kurti (LVV), Avdullah Hoti (LDK) dhe Enver Hoxhaj (PDK). /Telegrafi/

Exit mobile version