Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, planin e Qeverisë si dhe për projektet që financohen nga shteti zviceran.
Gjatë këtij takimi Kolly shprehu gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit.
Kështu thuhet në komunikatën për medie, lëshuar nga kjo ministri.
Po ashtu thuhet se Murati informoi ambasadorin Kolly për punën që po bën Qeveria Kurti në adresimin e sfidave ekonomike të krijuara nga pandemia.
Sipas komunikatës me theks të veçantë Qeveria po punon për masat që do të ndërmarrin për përkrahjen financiare për sektorët e prekur direkt nga pandemia, si dhe për gjendjen makrofiskale në Kosovë. /Telegrafi/