Ambasadori i Kosovës, për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për takimin e shkëlqyer që zhvilloi sot me gjeneral brigade Christian Nawrat, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.
Zemaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me NALT dhe shprehu falënderimet e tij për punën dhe angazhimin e NATO-s në Kosovë.
“I jemi mirënjohës ndaj NALT dhe NATO-s për punën e shkëlqyer që bëjnë dhe për angazhimin e tyre për Kosovën dhe paqen e stabilitetin në rajon,” ka shkruar ambasadori Zemaj në llogarinë e tij në “X”.
Highly appreciate the excellent meeting today with Brigadier General Christian Nawrat, Director of the #NATO Advisory & Liaison Team (NALT) in #Kosovo. We are grateful to NALT/@NATO for their great work and commitment to 🇽🇰 #Kosovo and to peace and stability in the region. pic.twitter.com/ZSz0CNe2XU
— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) February 24, 2025