Telegrafi

Ambasadori britanik uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

“Të gjithë atyre që festojnë fillimin e Fitër Bajramit (Eid al Fitr), do të dëshiroja të ju uroj juve dhe familjeve tuaja me fat Bajramin (Eid Mubarak)”, ka shkruar Abbott në Facebook. /Telegrafi/