Site icon Telegrafi

Ambasadori i Turqisë viziton Prekazin për Bajram, kujton luftën e lavdishme të Adem Jasharit

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, për nder të festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Prekazin e Drenicës, për të bërë homazhe tek varret e dëshmoreve si dhe për t’u takuar me anëtarë të familjes së Jasharëve.

Ambasadori turk në kullën e Jasharëve është pritur nga përfaqësuesi i familjes Murat Jashari, i cili e ka uruar “për mundin dhe rrugën e marrë për t’i nderuar dhe uruar ata për festën e Fitër Bajramit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jashari e falënderoi ambasadorin turk për vizitën si dhe shprehu mirënjohje që e ndajnë bashkë dhimbjen dhe krenarinë për familjen e komandantit Adem Jashari.

Sakar tha se sakrifikimi me jetë i familjes Jashari, ktheu sytë drejtë Kosovës.

“Sot, ne kujtojmë sakrificën dhe luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku rënia e tij dhe e gjithë familjes drejtoi sytë e gjithë botës nga Kosova”, tha ambasadori turk Sakar.

Exit mobile version