Site icon Telegrafi

Ambasadori turk: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

????????????????????????????????????

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot ka pritur ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Gjate këtij takimi njoftues, ministri Yagcilar fillimisht e uroi ambasadorin Sakar, për mandatin e tij te ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të Republikës së Turqisë dhëne Kosovës dhe popullit të saj.

Me ketë rast, ministri po ashtu e njoftoj ambasadorin Sakar me të arriturat të rëndësishme që Ministria e Administratës Publike ka udhëhequr, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve  Kosovë- Turqi.

Ndërsa, ambasadori i sapo emëruar i Republikës se Turqisë në Kosovë, Sakar e falënderoi Ministrin Yagcilar për pritjen, dhe premtoi se Republika e Turqisë do të vazhdojë me përkrahje të gjithanshme për shtetin si dhe institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version