Ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski është takuar me ambasadorin e ri francez në Shkup, Christian Timonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të MPB-së, bashkëbiseduesit uruan njëri tjetrin në punët respektive. Spasovski e falënderoi ambasadorin francez, për mbështetjen e deritanishme për Maqedoninë.
Ambasadori Timonier e ka përshëndetur mënyrën e përballjes së Maqedonisë me refugjatët dhe migrantët, duke shprehur dëshirën që MPB-ja të jep kontributin e duhur në organizimin e zgjedhjeve të dhjetorit./Telegrafi/