Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier
Ahmeti dhe Ambasadori Thimonier bashkëbiseduan për aktualitetet politike, çështjen e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin EuroAtlantik dhe reformat sistemore.
Kompromisi i dinjitetshēm dhe i pranueshëm për të dyja palët është i arritshëm, theksoi Ahmeti.
Ai gjithashtu foli edhe për patjetërsueshmërinë e vazhdimit me procesin reformues në vend./Telegrafi/