Të premten pati paqartësi gjatë vizitës së delegacionit të lartë të NATO-s.
Ambasadori spanjoll në Aleancën veriatlantike, Miguel Aguirre de Carcer kishte kërkuar që liderëve kosovarë të mos u përmenden postet dhe në asnjë prej takimeve të mos marrin pjesë zyrtar të FSK-së me uniforma.
Por, kjo dëshirë nuk ishte plotësuar, pas uniforma e FSK-së ishte prezente me urdhër të krerëve të institucioneve.
Për më shumë, shikojeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.