Site icon Telegrafi

Ambasadori Spahiu: Nuk kemi të dhëna nëse ka kosovarë në mesin e viktimave në Stamboll

Ambasada e Kosovës nuk ka asnjë të dhënë nëse ndonjë qytetarë i Kosovës ka qenë në aeroportin “Ataturk” në momentin e dy shpërthimeve vetëvrasëse.

Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net, Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

“Deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë për qytetarët e Kosovës. Konsulata ka dërguar një ekip në aeroportin “Ataturk” të Stambollit dhe tash po presim informacione. Nëse ka ndonjë të dhënë do të ju informojmë”, ka thënë Spahiu.

Nga dy shpërthimet vetëvrasëse në aeroportin “Ataturk” kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe mbi 60 të tjerë janë të lënduar.

Exit mobile version