Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Maqedonisë Henrik Markush i shoqëruar nga ish-ambasadori, ndërsa tani shef i misionit të OSBE-së në Bratislavë, Robert Kirnag, sot e vizituan komunën e Gostivarit ku u takuan edhe me kryetarin e komunës Arben Taravari dhe liderin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim me kryetarin e komunës kanë folur për gjendjen aktuale në komunë dhe vend, si dhe marrëdhëniet në mes pushtetin qendror dhe vetëqeverisjes lokale të Gostivarit.
Në pyetjen për gazetarët, se përse në takim merr pjesë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela, Taravari u përgjigj se kjo ishte dakorduar më herët me ambasadorin e Sllovakisë që edhe Sela të marrë pjesë në takim.
Ambasadori i Sllovakisë Markush theksoi se kjo është vizita e parë për atë në komunën e Gostivarit pas marrjes së funksionit në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/