Telegrafi

Ambasadori i Sirisë në OKB: Sulmet s’do të na ndalin

Ambasadori i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashar al-Jaafari, ka thënë se aksioni ushtarak nuk do ta ndalë Sirinë në arritjen e qëllimeve të saj në mposhtjen e terrorizimit në Siri.

Ai, duke folur në Këshillin e Sigurimit, ka thënë se plani i aksionit nga SHBA, Franca dhe Britania, ishte “shumë i çuditshëm” dhe ka kërkuara që “të ndalet agresioni”.

Jaafari gjithashtu ka prezantuar tri kopje të kartës së OKB-së duke theksuar pozicionin e organizatës në raport me ligjin ndërkombëtar duke u sugjeruar SHBA-së, Britanisë e Francës “ta rilexojnë”.

Ai tha se “sulmi në Siri ishte sulm në tërë Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutën ruse për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar të adaptojë një draft rezolutë të iniciuar nga Rusia e cila kuronte të dënohej “agresioni i SHBA-ve dhe aleatëve të saj kundër Republikës Arabe të Sirisë dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, njofton Klan Kosova.

Veç Rusia, Kina dhe Bolivia votuan pro draftit të rezolutës.

Tetë vende votuan kundër ndërsa katër abstenuan.

Që një rezolutë të kalojë nevojitën së paku nëntë vota pro dhe të mos ketë veto nga Rusia, Kina, ShBA-ja Britania, apo Franca.