Site icon Telegrafi

Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj ka takuar në Beograd shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadorin Jetish Jashari.

Canaj në një postim në Facebook ku ka publikuar një fotografi me ambasadorin Jetishi thekson se kanë biseduar për bashkëpunimin gjatë 2025-së.

“Kënaqësi të takohesha me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Ambasadorin Z. Jetish Jashari. Bashkëbiseduam për agjendat e përbashkëta të aktiviteteve e nismave në të gjitha  fushat që do të implementojmë gjatë vitit 2025”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version