Site icon Telegrafi

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Sot, ditë e shkëlqyeshme për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se dita e sotme është e shkëlqyeshme për Serbinë dhe Kosovën.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se normalizimi ekonomik nënkupton punë të rinjtë, investime të reja dhe ekonomi të fortë.

Tutje Godfrey ka vlerësuar se njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë të jetës.

“Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë , investime të reja, ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë. Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka shkruar Godfrey.

Godfrey ka shpërndarë edhe orarin e sotëm të takimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version